You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Prapaskena/ Teprimi i Zhegrovës me Shqipërinë, i ndjeri Vokrri e thirri: Çfarë po bën?

Prapaskena/ Teprimi i Zhegrovës me Shqipërinë, i ndjeri Vokrri e thirri: Çfarë po bën?

Takimet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë vëllazërore dhe gjithmonë duhet të trajtohen si të tilla, pavarësisht përpjekeve të personave të ndryshëm, që kërkon të përfitojnë duke i transmetuar në një mënyrë tjetër. Përballja e fundit mes tyre, ishte ajo e fituar me rezultatin 3-0 nga dardanët.

Por përtej shifrave, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje dhe krijoi polemika, ishte minuta e 74 e takimit. Atëherë kur Shqipëria ishte tërësisht e dorëzuar në fushë, Zhegrova mendoi për të bërë një nga veprimet e tij të spektaklit, që në atë moment ishte i tepruar.

Reagimi i tifozëve shqiptarë sigurisht që nuk mund të ishte i mirë, ndërsa një gjë e tillë nuk është pritur mirë edhe nga drejtuesit e Kosovës. Në një intervistë për “RTSH Sport”, kryetari aktual i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka folur edhe për veprimin në fjalë: “Pas ndeshjes, së bashku me të ndjerin Vokrri e kemi thirrur Zhegrovën dhe i kemi thënë: “Çfarë po bën?”. Megjithatë, ai na u shpreh se ky është stili që praktikon dhe për këtë ka të drejtë, mjafton të shihni videot të tij në “Youtube”. Madje disa herë ngel edhe jashtë ekipit të tij të Genkut për këtë arsye, sepse është shumë individualist”, u shpreh Ademi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top