You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Prapaskena/ Hadërgjonaj u afrua te Kosova, e vendosi vëllai i Xherdan Shaqirit

Prapaskena/ Hadërgjonaj u afrua te Kosova, e vendosi vëllai i Xherdan Shaqirit

Florent Hadërgjonaj është afrimi më i ri i Kosovës, në misionin e Shalandit për një kualifikim të mundshëm në Europian. Lojtari i “Premier League” do të përfërcoj së tepërmi organikën e teknikut zviceran, falë eksperiencës dhe përvojës së fituar së fundmi te Huddersfieldi.

Por si u ndërrua vendimi i këtij futbollisti, për t’u shkëputur nga Zvicra dhe për të ardhur te Kosova? Reagimi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi, qartëson gjithçka duke u shprehur se për këtë ndikoi menaxheri i Hadërgjonajt dhe njëkohësisht vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdin Shaqiri.

“Sot në ditën e Evropës në përpjekjet tona si shtet për integrim në Evropë, iu dha një lajm i mirë opinionit sportiv. Në fakt, sot, Kombëtares së Kosovës në futboll ju bashkëngjit edhe një Dardan, një yll i Evropës – futbollisti i shkëlqyeshëm, Florent Hadërgjonaj.

Pa dyshim se ardhja e tij do të na e lehtësojë shumë përmbushjen e objektivit tonë që ta kualifikojmë Kosovën në “Euro 2020”. Hapin të cilin e ndërmori Florenti është hap i natyrshëm sepse ai përkundër që ishte i grumbulluar me të gjitha grupmoshat e Zvicrës, madje edhe nga Kombëtarja A, në takimin tonë të fundit ku ishim së bashku me menaxherin e tij Erdin Shaqiri, trajnerin Bernard Challandes dhe anëtarin e KE të FFK-së, Flamur Bunjaku, ishte i prerë për të luajtur për Kosovën.

Edhe pse Florenti është i lindur në Zvicër, ai, është rritur në frymën patriotike, duke mos harruar asnjëherë rrënjët e veta. Vendimi i marrë prej tij edhe njëherë dëshmon se sa shumë e duan bashkatdhetarët tanë Kosovën.

Shumica e këtyre familjeve u detyruan ta braktisin atdheun e tyre në kohën e okupimit dhe represionit serb, si dhe për shkak të veprimtarisë së tyre kombëtare kundër regjimit të atëhershëm.

Shkuarja e tyre në vendet e Perëndimit rezultoi me kontributin e tyre financiar për familjet dhe Kosovën në vitet e 90-ta, kurse tani erdhi koha që bijtë dhe bijat e këtyre bashkatdhetarëve ta përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në futboll, duke e bërë krenar tërë kombin.

Prandaj, falënderoj bashkatdhetarët që i rritën këto gjenerata dhe i orientuan në frymën kombëtare. Në rastin konkret të Florentit, falënderoj familjarët e tij të ngushtë, si dhe dajtë e tij, në konakun e të cilëve është marrë vendimi që Florenti t’i bashkohet Kosovës. Po ashtu falënderoj njeriun që ishte i prerë për t’iu realizuar dëshira Florentit për të qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, menaxherin Erdin Shaqiri”, ka thënë Ademi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top