You are here
Home > Kombëtarja > Prapaskena e zgjedhjes së Belgjikës nga Januzaj: I fiksuar me Botërorin, nuk priste as Anglinë

Prapaskena e zgjedhjes së Belgjikës nga Januzaj: I fiksuar me Botërorin, nuk priste as Anglinë

Do të duheshin orë të tëra për të folur rreth mundësisë dhe pistave të zgjedhjes që kishte Adnan Januzaj, sa i përket përfaqësues në kohën kur luante për Mançester Junajtid.

Nga Turqia e për të mbërritur te Shqipëria, të gjithë kishin pretendimet e tyre për këtë futbollist. Nga ana tjetër, edhe vetë Januzaj e kishte të vështirë të bënte një zgjedhje, duke parë alternativat më të mira që e dërgonin atë sa më lartë në karrierë. Sipas  asaj që raporton “Onside View”, duke iu rikthyer një historie të vjetër, pista që Januzaj të luante me Anglinë, ishte e prekshme dhe reale.

Por vetëm një arsye e ndalonte këtë vendim që të kthehej në një fakt të kryer, politika që ndjekin “tre luanët”. Këta të fundit do të shkonin në Botërorin e 2014 me lojtarët që kishin dhënë kontributin e tyre gjatë eliminatoreve, që do të thotë se Adnan Januzaj ishte automatikisht i përjashtuar.

Ai duhej të priste për 4 vite për të dalë në skenën e Botërorit, ndërsa kjo për të ishtë e pamundur, ndërkohë që Belgjika i kishte hapur derën. Kosova dhe Shqipëria ishin zgjedhje zemre të tifozëve shqiptarë dhe aludimet e tyre, pasi thuajse në asnjë moment, nuk janë konsideruar si pista kryesore për t’u zgjedhur nga futbollisti. Në fund historia është e ditur, Januzaj është një “fantazmë” gjatë gjithë sezonit, vjen për të shënuar një gol të vetëm në Botëror dhe pastaj zhduket sërish. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top