You are here
Home > Kombëtarja > Prandaj trajneri i Luganos përtypi të sharat: Europa varet nga këmbët e Sadikut, por shihni Juventusin

Prandaj trajneri i Luganos përtypi të sharat: Europa varet nga këmbët e Sadikut, por shihni Juventusin

Armando Sadiku ka marrë gjithë vëmendjen e mediave sportive në Zvicër dhe më gjerë gjatë ditës së djeshme, madje me shumë të drejtë. Një kryevepër do të realizonte ndaj Bazelit, ndoshta më mirë mund të quhet goli i karrierës. Menjëherë pas saj një lumë të sharash në gjuhën shqipe shkuan për trajnerin e ekipit të tij, që nuk po i jepte hapësirat e duhura sulmuesit shqiptar.

Përtej fjalëve në një moment aspak për t’u marrë në konsideratë, Sadiku e dha qartë mesazhin e lehtësimit: “Po tani, më patë?”. Trajneri Celestini e minimizoi gjithë këtë incident, për një arsye shumë madhore: “Europa”. Pikërisht prestigjoza “Mundodeportivo” shkruan dhe pasqyron të gjithin këtë rast, duke dalë në përfundimin: “Europa varet e gjitha në këmbët e Sadikut. Ky lojtar ka sensin e golin, karakteristikat dhe energjinën e duhur për të bërë diferencën. Por që një gjë e tillë të arrihet, Lugano duhet të shoh pak për mënyrën sesi Juventusi fiton kampionatin. Më pak gola të pësuara se gjithë rivalët e tij”.
Kampionati zviceran është gjithmonë paksa i çuditshëm për mënyrën e funksionimit, ndërsa Lugano që ndodhet vetëm 1 vend sipër zonës së ftohtë, është njëkohësisht edhe 3 pikë larg Europës. Në kushte të tilla, edhe trajneri Celestini duhet t’i përtyp ofendimet e Sadikut, për të mirën e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top