You are here
Home > Kombëtarja > Prandaj nuk duhet të mbërrini vonë në stadium, Lenjani shkruan historinë në Zvicër

Prandaj nuk duhet të mbërrini vonë në stadium, Lenjani shkruan historinë në Zvicër

Ermir Lenjani ka shkruar historinë me golin e shënuar gjatë ditës së sotme me Sionin, në atë takim që ndodhet me rezultatin 1-1 ndaj Luzernit. Vetëm pas 10 sekondave loje, lojtari i Shqipërisë e ka dërguar topin në rrjetë dhe ka nisur festën.

Kjo është arsyeja se përse nuk duhet asnjëherë që të shkosh vonë në stadium, pasi ka edhe raste të tillë që mund të humben momentet kulminante. Me këtë realizim Lenjani ka hyrë në histori, pasi shënon golin më të shpejtë për këtë sezon në Zvicër.

Ndërsa kur shohim edhe kampionatet e tjera ndër vite të Zvicrës, ky realizimi i lojtarit shqiptar futet mes pesë më të mirave që nga sezoni 2009-2010. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top