You are here
Home > Kombëtarja > Prag Islandës, FSHF zyrtarizon çmimin e blietave në “Elbasan Arena”

Prag Islandës, FSHF zyrtarizon çmimin e blietave në “Elbasan Arena”

Në javën e parë të muajit shtatori, Kombëtarja luan dy ndeshjet e radhës kualifikuese për “Euro2020”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja fillimisht udhëtojnë në transfertën e vështirë të Francës më 7 shtator. Pas tre ditësh, Kombëtarja luan në “Elbasan Arena” ndaj ishullorëve të Islandës. Në ndeshjen e parë islandezët fitonin minimalisht 1-0 ndaj Shqipërisë. Ndeshja e kthimit pritet të reflektojë mbi idetë e teknikut Reja për të përthitur rezultat pozitiv.

Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik çmimin e biletave gjatë ditës së sotme. Çmimi minimal shkon në 500 lekë për sektorin e pas portave deri ne 1200 lekë për sektorin VIP. Biletat mund të rezervohen në sajtin zyrtar të FSHF ose pranë sportelit të stadiumit në “Elbasan Arena”. Ndërsa sa i përket statistikave, Shqipëria ka dy humbje dhe dy fitore me Islandën në ndeshjet e luajtura në shtëpi. Në total ishullorët kanë fituar katër nga gjashtë ndezhjet e luajtura që prej vitit 1990 e deri në 2019-tën./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top