You are here
Home > Kombëtarja > Portieri shqiptar ngrihet në piedestal në Angli: Ideali për Pep Guardiolën, do të bëhet lojtar i madh

Portieri shqiptar ngrihet në piedestal në Angli: Ideali për Pep Guardiolën, do të bëhet lojtar i madh

Nga Dele Ali tek Leroi Sane, tek më të mirët me moshën nën 23-vjeç, përfshihet edhe portieri shqiptar që luan me Manchester Cityn, Muriq. Dardanasi është vetëm 20 vjeç dhe i është krijuar hapësira që në disa sfida të jetë titullarë, sidomos ato të kupës Carabao.

Muriq arriti të fitonte vënendjen kryesore në Angli, kur arriti të kualifikonte skuadrën e tij në gjysëmfinale të këtij kompeticioni përball Liçesterit. Gardiani arriti priti 2 penallti ku skuadra e Guardiolës gjeti kualifikimin pas 11-metërshave. Tashmmë, e përditshmja prestigjoze “The Guardian” në një artikull të saj për formacionin me talentet më të mira të “Premier Ligue”, përfshin edhe Muriq. Portieri i përfaqësueses së Kosovës dhe njëkohësisht i gjigandëve të Manchester Cityt, cilësohet si një potencial i fuqishëm për të zëvendësuar portierin aktual të ekipit të Pep Guardioles  Ederson.

20 vjeçari Murriq, në ato pak ndeshje që ka zhvilluar, ka treguar se është pikërisht ai portieri i duhur që mund t’i duhet “qytetarëve”. Duke parë spanjollin Guardiola, që drejton Cityn, ka kërkesa tepër të larta dhe të veçanta për portierët. “The Guardian” e përshkruan kështu situatën e Muriq dhe arsyen se përse e përfshin tek më të mirët:

“Në portë nuk ka vend për të rinjë, të paktën jo në Premier Ligë. Tashmë po u japin shansin talenteve të tyre në Kupën Carabao. Muriq e ka treguar se është një zëvendësim perfekt për Edersonin. I shkathët, komandues dhe sipas kërkesave të Guardiolës, Muriq ka kontaktin e duhur me topin për t’u bërë një lojtar i madh”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top