
Lugano ka marrë një barazim surprizues në transfertën e Bazelit, duke ia dalë me shifrat 1-1. Sigurisht që humbja dukej thuajse e sigurt në letër për këtë ekip, por kryevepra e Armando Sadikut nga 30 metra ndryshoi të gjitha planet.
Më i lënduari nga ai gol i sulmuesit shqiptar, është padyshim portieri i Bazelit, Jonas Omlin. Në intervistën pas ndeshjes, Omlin u shpreh se kishte qënë në gjumë përgjatë gjithë ndeshjes, ndërsa të vetmen gjuajtje që mori ishte ajo e pandalshme nga Sadiku.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë për një portier. Në gjysmën e parë, unë kam qenë pothuajse në gjumë dhe në gjysmën e dytë nuk kishte pothuajse asnjë veprim nga rivalët. Kështu ka më shumë vështirësi në futjen në lojë. Dhe pastaj marr një gol nga 30-metra. Kjo më lëndon edhe më shumë. Për fat të keq, unë nuk isha gati.
Nuk isha shumë i lumtur pas aksionit. Eder Balanta më zë pamjen dhe më pas duhet të bëj një hap në të djathtë dhe të vijë saktësisht dhjetë centimetra shumë vonë. Gjuajtje të tilla të së dielës janë të vështira, sepse trajnohemi rrallë si portier për to. Por unë do të doja të evitoja edhe gola të tillë”, ka thënë Omlin. /Shqiperia.ch/