You are here
Home > Futboll Bota > Portieri i Bazelit luan me nervat e Demhasajt: Xhaka do e ndalonte, kishte 50 metra sprint

Portieri i Bazelit luan me nervat e Demhasajt: Xhaka do e ndalonte, kishte 50 metra sprint

Një karton i kuq i falur dhe një hipnotzim mund të thuhet se i ka bërë Taulant Xhaka gjyqtarit të takimit, në atje ndeshje të djeshme të luajtur ndaj Luzernit.

Rezultati përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë në minutën e 37 të takimit, për të kërkuar përjashtimin e Xhakës. Mesfushori shqiptar ishte lojtari i fundit i Bazelit dhe ndodhej në mesfushë, duke e ndaluar nga fanella Demhasajn që po shkonte drejt portës i vetëm për të ndëshkuar në kundërsulm.

Kryesori i takimit e ka kaluar situatën vetëm me një të verdhë, ndërsa portieri i Bazelit, Omlin, ka luajtur edhe me nervat e kundërshtarëve pas ndeshjes.

“Kemi pasur fat në anën tonë në këtë skenë. Unë nuk e di nëse Taulant ishte lojtari i fundit. Sigurisht që dikush, një arbitër tjetër do të kishte dhënë të kuqe. Demhasaj do të kishte patur probleme pas një sprinti prej 50 metrash. Do të ishte interesante të shihja se çfarë do të ndodhte. Ndoshta Xhaka do ta kishte marrë përsipër për ta ndaluar”, shprehet Omlin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top