
Skuadra e Baselit mund të themi që është skuadra më e njohur në Zvicër, por njëkohësisht edhe që pëson më shumë gola. Mesa duket numri trajneri i skuadrës zvicerane akoma nuk po arrin dot në një konsolidim të mbrojtjes, ndërsa eksperimetet janë të shumta.
Pikërisht edhe luani i Kombëtares tonë, Taulant Xhaka, është shndërruar një një qendërmbrojtës, ku është inkuandruar në prapavijën e Baselit. Sfidën e fundit që pati klubi i Taulantit, atë për Kupë ndaj Winterthur, gjigantët zviceranë kanë arritur të mbajnë portën e paprekur pas shumë ndeshjesh.
Nëpërmjet këtij fakti mund të themi se mbrojtja që po krijon trajneri i Baselit, pak nga pak po merrë përshtatje e formën e duhur, pavarësisht “çmendurisë” me improvizimin e Xhakës. Por kjo gjë mund të jetë edhe një rastësi, pasi klubi i Winterthur është ekip i një kategorie më të ulët dhe të përballesh me një ekip me emër në Zvicër, siç është Baseli, do të thotë që të mos hidhesh në aventurë. /Shqiperia.ch/