
Të shumta janë rastet sa i përket futbollistëve shqiptarë që zgjedhin të përfaqësojnë Kombëtare të ndryshme. Por disi më i veçantë është ai i Erion Deçanit, që është ftuar nga Gjermania që në moshën 11-vjeçare.
Talenti i lindur në Pejë do t’i bashkohet Gjermanisë U-12, sipas asaj që raportojnë mediat sportive në Kosovë. E gjitha kjo pasi Deçani ka shkëlqyer me ekipin gjerman të Eintracht Trier, për ta merituar vëmendjen e “pancerave”. Mesfushori shqiptar është përzgjedhur në një listë që u përpilua me shumë vëmendje nga ekspertët gjermanë duke u vënë në dukje vizioni që ka për lojën dhe mënyra e kontrollit të topit. /Shqiperia.ch/