
Interesi për Kosovën duke parë rezultatet e takimeve të fundit, është rritur në maksiumin e tij, aqsa biletat për të parë “dardanët” më nga afër, shiten pa u tregëtuar ende.
Kështu, në orën 17:00 të ditës së djeshme, kanë dalë në treg biletat për takimin ndaj Maltës. Ashtu siç edhe pritej, një radhë e gjatë njerëzish ishte pranë biletarive, aqsa u desh edhe ndërhyrja e policisë. Këta të fundit kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, që shpeshherë dilte nga kontrolli.
Një ngjarje e shëmtuar kjo që i përket së shkuarës, ndërsa tashmë duhet të theksojmë faktin që biletat janë shitur të gjitha për takimin ndaj Maltës. Mjaftojnë vetëm 24 orë. /Shqipëria.ch/