
“Djali im ishte i pari që ka dalë nga brumi i Kosovës ku është rritur dhe zhvilluar në vendin e tij, e jo nëpër shtete të tjera”, ishte ky pohimi i bërë nga ana e babait të Milot Rashicës, në intervistën ekskluzive të publikuar nga “Shqiperia.ch” vetëm para pak orësh.
Një e vërtetë e madhe kjo, e cila shërben për t’u ritheksuar e për t’i kushtuar vëmendje deri në detajet më të vogla. Të gjithë talentet e ndryshëm që po i jepnin aq shumë kombit tonë në futboll, ishin ata të lindurit dhe të rriturit jashtë trevave shqiptare.
Por Milot Rashica ishte personi i parë që bëri përjashtim në Kosovë. Ai u lind dhe rrit në atë vend, bëri gjithçka për të ndjekur dhe vazhduar pasionin e tij, ndërsa sot është në majën më të lartë të futbollit, në Bundesligë.
Pavarësisht sesa e vështirë mund të duket, e pamundur është asgjë. Të kalosh nga niveli i futbollit në Kosovë, për një arritje të tillë, do të thotë se herët a vonë, koha i shpërblen të gjithë ata njerëz të talentuar, të cilët nuk e braktisin punën në asnjë moment të jetë së tyre. Milot Rashica ishte njeri prej tyre dhe prandaj bëri përjashtimin në këtë rast. /Shqiperia.ch/