
Që nga momenti që Grezda iu bashkua ekipit të Rangersit, një gjë ishte e ditur, askush nuk do e priste krahëhapur futbollistin shqiptar. Ai duhej të tregonte gjithë potencialin dhe aftësitë e tij, për të bindur drejtuesit dhe ambientin në Skoci sesa vlente.
Por për të arritur deri këtu, puna do të ishte e vështirë. Fillimisht Grezda duhet të mposhte vetveten, teksa dëmtime të shpeshta do t’i hapnin jo pak punë futbollistit shqiptar. Dëmtim pas dëmtimi, e tifozët e Rangersit që do të ishin gjithmonë me një kërkesë llogarie të lartë, për të parë Grezdën në fushë.
Gjatë kohëve të fundit niveli i treguar nga ana e tij nuk ka qenë më i miri i mundshmi, teksa edhe irritimi i tifozëve ka qenë i pranishëm. Së fundmi, Grezda ka dalë nga lista e ekipit për ndeshjen që ata po zhvillojë në ditën e sotme ndaj Hibernianit.
Disi të befasuar, përkrahësit e Rangersit kanë reaguar menjëherë nëpërmjet “Twitterit”, duke ironizuar se ky duhet të jetë një nga dëmtimet e shumta të Grezdës që po e lë më tepër jashtë fushës, sesa brenda saj. /Shqiperia.ch/