
Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është arrestuar në mëngjesin e ditës së sotme. E gjitha kjo erdhi pas parregullsive me vendimin për t’ia dhënë Katarin të drejtën për organizimin e Botërorit të 2022.
Votimi nuk kishte shkuar në mënyrën e duhur dhe shumë dyshime u ngritën menjëherë për një rast korrupsioni. Hetimet janë quajtur “Katar 2022” dhe tani Platini duhet të jap llogari përpara drejtësisë, duke iu vendosur prangat.
Flasim për njeriun që njeriun që nuk shquhej për ndonjë dashuri të madhe për shqiptarët. Çështja e Kosovës me të në krye ngeli pezull për shumë kohë, ndërsa doli edhe kundër dronit të Shqipërisë në Beograd, duke shfrenuar fantazinë me “pafajësinë e tij”: “Po sikur të gjendej një bombë te droni?”, pyeste asokohe Platini. /Shqiperia.ch/