
Ledian Memushaj është duke shkëlqyer në Serinë B me ekipin e Peskarës. Si në kohën më të artë, në javët e fundit mesfushori vlonjat ka realizuar dy super gola të një klasi të lartë. Së fundmi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të Serisë B.
Futbollisti i Kombëtares është duke përjetuar një rini të dytë në Itali, duke qënë më i miri te skuadra e Peskarës. I tillë është edhe vlersimi që vjen nga mediat fqinjë: “Memushaj është një nga më të mirët në rradhët e “delfinëve”. Hapi rezultatin me një gol fantastik në ndeshjen e fundit, që konfirmon cilësitë e tij. Është gjithë kuptimi i Peskarës”. /Shqiperia.ch/