You are here
Home > Kombëtarja > Po mban gjallë shpresat e kualifikimit, Liridon Latifi shënon në Hungari

Po mban gjallë shpresat e kualifikimit, Liridon Latifi shënon në Hungari

Liridon Latifi ka arritur të shënojë në Kupën e Hungarisë, atje ku skuadra e Pushkash Akademi, është duke barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Paks.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me fitoren 2-1 për Paks, ndërsa për të arritur kualifikimin në 1/4-at, skuadra e Pushkashit duhet të fitojë me patjetër këtë përballje. Për këtë ka menduar sulmuesi shqiptar, që ka kthyer barazimin e përkohshëm pasi u gjendën në disavantazh që në minutën e 17.

Sigurisht që kjo aventurë e re e Latifit nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, por ky futbollist ka gjithë potencialin e nevojshëm për të lënë gjurmë me karrierën e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top