You are here
Home > Kombëtarja > Po ky nga doli? Shërbeu si “mollë sherri”, por për Dermakun ia vlente gjithçka

Po ky nga doli? Shërbeu si “mollë sherri”, por për Dermakun ia vlente gjithçka

Në një ndeshje si ajo e djeshmja ndaj Jordanisë, mbrojtësit janë të fundit që duhet të vlerësohen dhe të komentohen nga ana e mediave.

Arsyeja? E thjeshtë, flasim për një kundërshtar modest, që nuk mund të sulmojë dhe befasojë me aksionet e tij. Kjo është lehtësisht e ditur, por në pjesën e dytë një shije të mirë, deri diku befasuese, ka lënë Kastriot Dërmaku.

Diferenca e këtij njeriu nga të tjerët, fillonte që nga fiziku. Me strukturën e trupit të një “basketbollisti”, edhe nëse lije të vetëm Dërmakun në mbrojtje ndaj Jordanisë, vështirë se Shqipëria do ta kishte pësuar një gol.

Në këtë mendim ishte edhe Panuçi, që pas ndeshjes ka thënë se Gjimshiti dhe Dërmaku janë një siguri e vërtetë për prapavijën. Ardhja e Dërmakut te Shqipëria është komentuar shumë gjatë, pasi më parë ai kishte zgjedhur Kosovën, duke shkuar në grumbullimin e Shaland. Megjithatë, gjërat rrodhën shpejt për pak kohë, e mbrojtësi vendosi që të përfaqsonte ngjyrat kuqezi. Një “mollë sherri” ishte ky lojtar, por për Dërmakun që pamë në fushë dje, ia vlente gjithçka. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top