You are here
Home > Kombëtarja > Po kjo çfarë ishte? Armando Dobra shënon si Lionel Mesi, ekipi vetëm rri dhe sheh magjinë e shqiptarit

Po kjo çfarë ishte? Armando Dobra shënon si Lionel Mesi, ekipi vetëm rri dhe sheh magjinë e shqiptarit

Vetëm pak ditë më parë, “Sport Ekspres” i ka kushtuar një artikull Armando Dobrës, ku vendosnim në pah gjithë cilësitë dhe tiparet e tij, që do ta kthejnë në një nga lojtarët më të mirë që do të ketë Shqipëria. Aktualisht luan me të rinjtë e saj, por njëkohësisht edhe me Ipswich.

Vetëm 18-vjeç, por në Angli përdoret nga ekipi i parë dhe të rinjtë. Këta të fundit kishin një ndeshje ndaj Cardif gjatë ditës së djeshme, për moshën U-23. Takimi përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa goli në pjesën e parë erdhi nga Armando Dobra.

Si realizoi? Një gol që do e kishte zili edhe Lionel Mesi. Me një aksion tërësisht personal dhe pa i pasur askujt, tallet me gjithë ekipin kundërshtar për ta dërguar topin në rrjetë. Padyshim që ky lojtar ka aftësi mahnitëse dhe këtë gjë e kemi përsëritur, pasi nuk është hera e parë që i shfaq. Shqipërinë po e bekojnë emigrantët nga Anglia!

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top