Benjamin Kololli ka realizuar golin e dytë për ekipin e Zyrih, në sfidën që po luajnë kundër kryesuesve të kampionatit zviceran, Jang Bojsave.
Legjionari dardanas ka arritur të shënojë nga pika e 11-metërshit, duke dyfishuar rezultatin për të tijtë.
Kujtojmë që Benjamini ka qenë protagonist në përballjet e Kosovës në “Ligën e Kombeve”, teksa në sfidën ndaj Maltës ai arriti të shenonte 2 gola.
Kololli kohët e fundit ka marrë përsipër skuadrën zvicerane të Zyrihut, ku aty është kthyer në një futbollist tepër deçiziv dhe ka marrë të gjithë peshën e këtij ekipi.
Flasim për lojtarin më në formë të Kosovës, që nëse nuk arrin të shënoj për skuadrën zvicerane, sigurisht që do të jetë duke dhënë asist. /Shqiperia.ch/