
Eros Greda është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i tij, teksa arriti të ishte titullarë me kombëtaren shqiptare në sfidat mes Jordanisë dhe Izraelit. Tashmë Grezda është i gatshëm dhe plotësisht në formën e tij më optimale, për të qënë i gatshëm për klubin e tij skocez, Glasgou Rangers.
Sipas medias skoceze, “Heraldscotland.com”, mesfushori kuqezi tashmë e ka lënë mbrapa të gjithë periudhën e keqe nga dëmtimi që kaloi së fundmi, duke iu bazuar ndeshjeve të zhvilluara me Kombëtaren. Eros Grezda, që u transferua nga ekipi i Osijekut me shumë bujë tek skuadra që drejtohet nga legjnda e Liverpoolit, Stiven Gerrard, më në fund është plotësisht i gatshëm për të.
Vetë futbollisti shprehej përpara ardhjes në grumbullim me Shqipërinë, se trajneri i Rangersit i kishte kërkuar lojtarit që t’i pohonte atij kur të ishte në gjendjen optimale për skuadrën. Legjionari I Kombëtares pritet që në fundjavë të jetë pjesë e ekipit të Glasgou Rangers ku do të ndeshet me skuadrën e Hamilton, sfidë kjo të vlefshme për “Premiershipin” skocez. /Shqiperia.ch/