You are here
Home > Futboll Bota > Po e quajnë “Hammeri shqiptar”, Ndoj thërret menaxherin e Hysajt

Po e quajnë “Hammeri shqiptar”, Ndoj thërret menaxherin e Hysajt

Një nga emrat e rinj që është bërë pjesë e Kombëtares, është mesfushori Emanuele Ndoj. Ky I fundit që prej më shumë se 2 vitesh, është futbollist i skuadrës së Breshias. Me klubin italian Ndoj ka zhvilluar shumë paraqitje të mira, ku kjo gjë është përkthyer në grumbullim të tijin me Kombëtaren, ndërsa kohët e fundit në Itali kanë nisur ta quajnë edhe “Hammeri shqiptar”.

Duket se Emanuele ka bërë një ndryshim tek interesat e tij, teksa ka vendosur që të ndryshojë menaxher. Për këtë arsye Ndoj ka zgjedhur që t’i besojë pikërisht një personi tepër të njohur në Itali, por edhe për shqiptarët. Ai është pikërisht Mario Giuffredi, ku njëkohësisht ka në menaxhim të tij edhe 2 lojtarë të tjerë shqiptar. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj dhe Frederik Veseli, që respektivisht luajnë në Seria A të kampionatit italian.

Tashmë duket se me këtë ndryshim dhe me atë çka do të tregojë Emanuele Ndoj në fushën e blertë, shumë shpejt mund ta shohim edhe në ndonjë ekip që luanë në një ligë më të lartë se Breshia. Nën drejtimin e Giuffredit, mundësitë janë të shumta për këtë gjë, pasi ky menaxher i ka treguar mjaft mirë aftësitë e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top