You are here
Home > Kombëtarja > Po çfarë bëre Memushaj? I lë të gjithë pa fjalë, goli më i bukur në karrierën e mesfushorit

Po çfarë bëre Memushaj? I lë të gjithë pa fjalë, goli më i bukur në karrierën e mesfushorit

Ledian Memushaj ka bërë një nga golat më të bukur në karrierë gjatë mbrëmjes së djeshme. Mesfushori shqiptar realizoi në minutën e 80, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij. Deri në ato momente rezultati ndaj Askolit ishte në shifrat 1-1.

Teksa të gjithë po prisnin krosimin e lojtarit të Shqipërisë dhe kur ndodhej në këndin e pamundur, ka ardhur menjëherë një goditje në portë. Portierit e kishte të pamundur që ta ndalte, pasi gjuajtja e Memushajt ishte kordinuar me saktësi për të prekur fundin e rrjetës. Menjëherë ka ardhur edhe festa për golin më të bukur në karrierë sa i përket këtij mesfushori.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top