You are here
Home > Kombëtarja > “Plisat” reagojnë për premtimin e Ademit: Shqipëria dhe Kosova do të bëhen 1 Kombëtare!

“Plisat” reagojnë për premtimin e Ademit: Shqipëria dhe Kosova do të bëhen 1 Kombëtare!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, premtoi vetëm pak ditë më parë në mediat në Kosovë, se tifogrupet shqiptare në këtë trevë, do t’i bashkoheshin dardanëve. Por pas reagimit të “Kuqezinjëve të Jakovës” që u shprehën se mbështesnin vetëm idealet për 1 Kombëtare të përbashkët, tashmë ka ardhur edhe reagimi i “Plisave”.

Nëpërmjet fjalëve të kryetarit të saj, Albert Kastrati, vendoset theksi në faktin se edhe ky tifogrup kërkon bashkimin dhe shkrirjen e Kosovës me Shqipërinë, për të formuar Kombëtaren e përbashkët.

“Shumë shpejt FSHF dhe FFK do të bëhen bashkë, pra vetëm FSHF. Po ashtu edhe lojtarët e Kosovës me të Shqipërisë do të bashkohen edhe do të jetë një Kombëtare. Për një kohë të shkurtër të gjithë tifozët e Kosovës do të bëhen Plisa. Edhe në fund, Granit Xhaka me Xherdan Shaqirin do të bashkohen me Shqipërinë”, shprehet Kastrati. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top