Asnjë dyshim nuk kishte për “Plisat”, por tashmë është konfirmuar zyrtarisht se tifogrupi i shqiptarëve të Kosovës do të jetë gati për Turqinë. Ashtu si gjithmonë, do të ketë brohorima për 90 minuta në mbështetje të kuqezinjve.
Ndërkohë tifozët janë duke nisur organizimet e tyre, për një tjetër paraqitje dinjitoze jashtë fushës. Këtu flitet për një nga tifogrupet më besnike, që nuk e ka lënë të vetme Kombëtaren për asnjë rast. Turqia duhet të nis të shqetësohet, pasi Shqipëria të ngjallë frikë edhe nga shkallët e stadiumit. /Shqiperia.ch/