You are here
Home > Kryefaqja > “Plisat” dhe propozimi brilant për Prishtinën: Trëndafili i kuq dhe gjaku blu…do të martohesh me mua?

“Plisat” dhe propozimi brilant për Prishtinën: Trëndafili i kuq dhe gjaku blu…do të martohesh me mua?

“Plisat” vazhdojnë të jenë një shembull i vërtetë, si një nga tifogrupet më të mira në Shqipëri. Gjithmonë prej tyre vijnë disa gjetje të padëgjuara më parë, sidomos në vendin tonë. Flasim për një prej tifogrupeve që asnjëherë nuk e ka braktisur Shqipërinë dhe as nuk e çon ndërmend ta bëjnë këtë me Kombëtaren. Për t’u rikujtuar e rikujtuar rrëfimi i tyre për “Shqiperia.ch”: “Kemi qënë maleve me -25gradë vetëm për kuqezinjtë tanë”.

Po aq të zjarrtë janë edhe kur bëhet fjalë për të mbështetur ekipin e tyre, Prishtinën. Një propozim brilant ka ardhur në ditën e djeshme, atje ku është shpalosur edhe një parrullë propozimi për stemën e skuadrës: “Trëndafilat janë të kuq, gjaku im është blu. Sot(dje) është Shën Valentini dhe prandaj dua të jem me ty. Prishtina, pranon të martohesh me mua? /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top