
Në orët e fundit janë përhapur shumë aludime në Kosovë sa i përket Florian Kamberit. Një emër jo i panjohur, pasi “Shqiperia.ch” ka folur gjithmonë për këtë rast. Sulmuesi më produktiv shqiptar, ka qënë pjesë e Hibernianit në Skoci sezonin që lamë pas, ndërsa pritet edhe zyrtarizimi i një ekipi të ri në merkaton e verës.
Një futbollist që bën diferencën në fushën e lojës, pasi jo vetëm që e nuhat lehtësisht portën, por është i mirë edhe në driblimet apo zgjidhjen e ndeshjes në mënyrë individuale. Shqipëria ka qënë e interesuar prej kohësh për të, por dëshira e Kamberit ishte vetëm Zvicra.
Megjithatë helvetët i kanë pasur dyert e mbyllura, me lojtarin që ka nisur me shënjat e shqiponjës dhe flamurit tonë kombëtares duke i shtuar në rrjetet sociale. Të jetë kjo një shenjë? Ende nuk dihet saktësisht, por në Kosovë është ngritur hipoteza se Kamberi mund t’i bashkohet dardansve që në shtator. /Shqiperia.ch/