You are here
Home > Kryefaqja > Plas te Kosova, Shalandes i tregon derën yllit të skuadrës: Nuk më vendos dot mua kushte!

Plas te Kosova, Shalandes i tregon derën yllit të skuadrës: Nuk më vendos dot mua kushte!

Një tjetër problem lind te Kosova, por që natyra e tij është gjithmonë e njëjtë, lojtarë që kërkojnë me ngulm minutat e tyre në fushën e lojës, aqsa shpeshherë e teprojnë me reagimin e tyre.

Këtë herë flasim për mesfushorin, Bersant Celina, që nuk do të jetë në listën e Kosovës për dy ndeshjet që do të zhvillohen në tetor. Këtë gjë e ka pranuar vetë trajneri i “dardanëve”, Shaland, i cili për “Supersport Kosova” është shprehur se askush nuk mund t’i vendos kushte, për të ardhur në përfaqësuese.

Celina nuk është preferuar nga ana e trajnerit për të luajtur ndaj Ishujve Faroe dhe ky vendim i zviceranit, e ka dëshpëruar jo pak mesfushorin, aqsa për të mbërritur në një përplasje të tillë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top