
Pak minuta para nisjes së ndeshjes mes Crevena Zvezdës dhe Young Boysit në Zvicër, ka plasur edhe konflikti. Pikërisht ashtu siç pritej duke parë situatën e krijuar para ndeshjes dhe që “Shqiperia.ch” ka raportuar prej kohësh.
“Kurir” raporton se tifozët vendas kishin përgatitur një surprizë të hidhur pêr serbët, duke e provokuar me Kosovën. Tifozët miq kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa ndërhyri edhe policia për të qetësuar situatën. /Shqiperia.ch/