You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Plakushi” Shaland tregon sekretin e Kosovës: U tregova lojtarëve video të Realit dhe Mançesterit

“Plakushi” Shaland tregon sekretin e Kosovës: U tregova lojtarëve video të Realit dhe Mançesterit

Shaland është trajneri që ka gjetur sekretin te Kosova, për të arritur në majat më të larta të futbollit. Zvicerani është i pathyeshëm me taktikat e tij te dardanët, duke i surprizuar të gjithë me rezultatet e marra.

Por çfarë shkonte keq te Kosova më herët? Trajneri aktual shprehet për mediat zvicerane, se në futbollin modern duhet të mbrohesh me 10 lojtarë, ndërsa kjo gjë nuk ndodhte në kohën e Bunjakut. Gjithashtu Shaland thekson moshën e madhe, duke u shprehur se ky është shansi i fundit për të mbërritur në Europian.

“Kosova ka pësuar shumë gola në të kaluarën dhe problemi ishte te sulmi, që nuk e kanë bërë mirë punën e tyre dhe përgjegjësia binte te mbrojtësit për pësimin e golave. Unë u kam treguar lojtarëve video të Manchester City dhe Real Madrid, për t’i ndihmuar që të kuptojnë sesi mund të mbrojnë si sulmues. Në futbollin modern, luhet me 10 mbrojtësa. Unë jam 70 vjeç tani dhe pjesëmarrja në Europian me Kosovën është shansi im i fundit”, ka thënë Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top