You are here
Home > Futboll Bota > Plagosin edhe fëmijët që kapin topat! Çfarë nisje aventure e frikshme për Tramezzanin

Plagosin edhe fëmijët që kapin topat! Çfarë nisje aventure e frikshme për Tramezzanin

Paulo Tramezzani ka nisur aventurën e tij të re, për të drejtuar ekipin e Apoel Nikosia në kampionatin qipriot. Tekniku italian ka misionin e vështirë për të ngritur këtë skuadër në nivelet më të larta.

Sigurisht, nisja e aventurës së tij nuk është më e mira e mundshme. Pak ditë në këtë skuadër dhe ish-arkitekti i Shqipërisë duhet të përballet me “ferrin”. Takimi i radhës i Apoelit, do të jetë një derbi me AEL.

Ky takim është nga ata që shpeshherë dalin jashtë kontrollit, aqsa dëmet i tejkalojnë limitet e menduara. Në vitin e shkuar, sendet e hedhura në fushë dhe tymueset jo vetëm që ndërprenë ndeshjen, por kanë plagosur edhe një fëmijë i cili kishte detyrën për të kapur topat gjatë ndeshjes. Megjithatë, Tramezzani e ka eksperiencën e duhur për të përballuar situata të tilla, ajo natë e Beogradit do e ndihmojë jo pak. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top