You are here
Home > Kombëtarja > “Pitbulli” Bare rrëfen gjithçka: Nuk e kam emrin shqiptar, pasaporta greke më ndihmoi në Europë

“Pitbulli” Bare rrëfen gjithçka: Nuk e kam emrin shqiptar, pasaporta greke më ndihmoi në Europë

Keidi Bare është kthyer në kryeqendrën e mediave spanjolle, pasi nivelit që ka treguar me Malagan. Të shumta janë ato që kanë zgjedhur të intervistojnë mesfushorin shqiptar, ndërsa në të gjitha rastet vlerësimi mbetet i njëjtë: ”Më i miri i merkatos dimërore”.

Megjithëse ky lojtar iu bashkua shumë më herët ekipit spanjoll, por diferencën e bëri me ardhjen e janarit, me besimin e parë që iu dha. Së fundmi Bare ka bërë një rrëfim për “Eldsmarque”, atje ku ka folur për çështjen e emrit të tij që rrjedh nga bota e televizionit, apo edhe pasaportës greke.

“Emri im nuk vjen nga Shqipëria, pasi nuk është nga ata tipikët e vendit tim, janë të pakët. Por ka ardhur pasi një ditë mamaja dhe gjyshja ime e panë në televizor këtë emër dhe ma vendosën mua. “Pitbull” më kanë quajtur gjithmonë, edhe shokët te Atletiko Madridi. Për mua mund të më thërrasin si të dëshirojnë edhe tifozët e Malagas. Futbollin e kam nisur në lagje, me shokët e mi. Kam debutuar në Kupë me Apoloninë kur isha 16-vjeç. Atje gjithmonë lojtarët debutojnë herët, ata që premtojnë shumë për të ardhmen.

Ndoshta mund të futem në listën e Shqipërisë së Panuçit, por kjo i takon trajnerit. Unë duhet vetëm të vazhdojë punën. Pasaportën greke e kam marrë pasi nuk mund të luaja dot me atë që kisha. Te Atletiko nuk luajta dot për 2 vite vetëm për këtë arsye. Familja ime jetonte në Greqi dhe prandaj e kam marrë pasaportën e tyre, për ta pasur më të lehtë në Europë. Gjithmonë kur luajë me Kombëtaren kam nerva të tjera”, u shpreh Bare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top