You are here
Home > Kombëtarja > Pësuan humbjen më të thellë pas 45 vitesh, flet kapiteni i Skocisë: Kemi humbur vetveten!

Pësuan humbjen më të thellë pas 45 vitesh, flet kapiteni i Skocisë: Kemi humbur vetveten!

Skocia ka pësuar në ditën e djeshme humbjen më të thellë pas 45 vitesh, teksa është mundur me rezultatin 4-0 në shtëpi nga Belgjika.

Një miqësore që duhej të shërbente si përgatitje për Shqipërinë, por që ka dhënë efektin e kundërt te futbollistët e McLeish. Menjëherë pas përfundimit të takimit, futbollisti i Liverpulit që debutoi edhe me shiritin e kapitenit te Skocia, Andy Robertson, ka ngritur alarmin në Kombëtare duke u shprehur se grupi i futbollistëve e ka humbur vetveten.

“Ndaj Belgjikës i pësuam tre gola për shkak të gabimeve tona, është një gjë që duhet të ndryshoj me patjetër. Kemi humbur vetveten dhe nuk kemi shumë kohë përpara për t’u rikuperuar,.

Nuk na duhet një motivim ndryshe për ndeshjen me Shqipërinë. Duhet të shohim gabimet tona dhe të mësojmë prej tyre. Jemi futbollistë të rinjë dhe secili prej nesh e di se ku ka gabuar”, u shpreh Robertson. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top