You are here
Home > Futboll Bota > Pësoi dëmtimin horror të mbrëmjes, reagon për herë të parë shqiptari i Lacios: Falë Zotit!

Pësoi dëmtimin horror të mbrëmjes, reagon për herë të parë shqiptari i Lacios: Falë Zotit!

Në mbrëmjen e djeshme në përballjen midis Eintraktit të Frankfurtit dhe Lacios, ndodhi një përplasje ku la të lënduar lojtarin shqiptar Riza Durmisi. Ky i fundit la fushën e lojës në miuntën e 16, pasi ai rrëzim në tapetin e blertë të fushës ishte fatale për lojtarin, teksa u detyrua të braktiste sfidën.

Dëmtimi i Rizait bëri xhiron në mediat ndërkombëtare, pasi ajo përplasje me fushën mund të ishte shumë tragjike për lojtarin. Ditën e sotme ai ka postuar një foto në profilin e tij “Instagram” teksa shihet në klinikë duke marrë ndihmën e mjekve, ku shkruan: “Ki besim tek zoti, do të kthehem edhe më I fort. Përpara Lacio”.

Gjëndja e mbrojtesit shqiptarë që është pjesë e Kombëtares së Danimarkës, duket se është në gjëndje të mirë dhe sapo të rikuperohet plotësisht, do ta shohim sërisht me fanellën e Lacios. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top