You are here
Home > Futboll Bota > Peskara e Memushajt shpërdoron rastin, Kastrati e sheh nga stoli

Peskara e Memushajt shpërdoron rastin, Kastrati e sheh nga stoli

Nga Seria B nuk ka aspak lajme të mira për Memushaj. Skuadra e Peskarës ësshtë ndalur në barazim 1-1 ndaj Breshjas duke i mohuar vete pikë të sigurta. Në nisje të takimit Peskara ka humbur një penallti ndërsa tetë minuta nga fundi i takimit, skuadra e mesfushorit shqiptar e gjeti veten në disavantazh. Vrulli që mori loja pas golit të pësuar bëri që Peskara të vihet në kundërsulmë duke barazuar shifrat në minutën e 89’, e duke shmangur humbjen turpëruese.

Ledian Memushaj ka luajtur për 90’ minuta nga e djathta e mesfushës, atje ku në Kombëtare nuk e kemi parë kurrë. Veç tij, Peskara ka në përbërje një tjetër shqiptar. Elhan Kastrati, portiere i “Shpresave” kaloi këtë sezon tek skuadra e Serisë B pasi përfundoi huazimin e tek Teuta. Kartoni i Kastratit është blerë nga Peskara që prej vitit 2014 ndërsa karriera e portierit ka kaluar në huazime. Momentalisht ekipi Italian ka 5 pikë në tre ndeshjet e para të kampionatit./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top