
Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç ishin lojtarët e Malit të Zi që refuzuan të ishin në fushë kundër Kosovës, pa harruar edhe trajnerin Tumbakovic. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ndërsa e gjithë ngjarja e bujshme, ndodhi vetëm pak orë përpara përballjes.
Sipas asaj që raporton “Gazeta Express”, Ivaniç është pyetur së fundmi se përse e mori një vendim të tillë, duke e bojkotuar ndeshjen me dardanët. Përgjigja e tij është e shkurtër, por tregon shumëçka për arsyen, duke parë se është pjesë e skuadrës së Crevena Zvcezdës:
“Ky është vendimi i klubit tim, që të mos flas për gjëra të ndjeshme. Nuk dua që të them më shumë se përse refuzova të jem pjesë kundër Kosovës”, ka thënë Ivaniç, duke lënë të nënkuptohet presionin e madh që erdhi nga Serbia. /Shqiperia.ch/