
Panathinaikosi është ndalur në një barazim ndaj Xanthit, duke hedhur hap të gabuar në kampionat, pasi nuk marrë më shumë sesa rezultati 2-2. Gjithçka është barazuar nga pika e bardhë e penalltisë gjatë sekondës së fundit, teksa pavarësisht se portieri i Panathinaikosit ka kuptuar krahun se ku do të goditej penalltia, ka mundur vetëm të nxjerrë topin nga rrjeta.
Nuk mbaron këtu, i pafat ishte edhe mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe. Ky i fundit e ka tronditur portën kundërshtare me një gjuajtje fantastike nga distanca. Portieri kundërshtar duhej t’i dorëzohej magjisë së shqiptarit, por fillimisht ishte Kaçe që duhej t’i dorëzohej fatit. Topi ka kapur traversën, ndërsa lojtari i Kombëtares nuk i beson syve për atë rast të humbur. “Përse i pafat”, kështu ka shkruar në rrjetin e tij social “Instagram”, Kaçe pas ndeshjes. /Shqiperia.ch/