You are here
Home > Kombëtarja > Përse “JO” Shqipërinë? Njeriu që zbuloi Durmishajn: Ka mendjen dhe zemrën e grekut!

Përse “JO” Shqipërinë? Njeriu që zbuloi Durmishajn: Ka mendjen dhe zemrën e grekut!

Shumë është diskutuar dhe përfolur për lëvizjen e papritur të Fiorin Durmishajt, me këtë të fundit që duket se ka lënë Shqipërinë për t’iu bashkuar Greqisë. Të surprizuar nga vendimi i këtij lojtari, tifozët shqiptarë kanë mbetur pa përgjigje, sa i përket ndryshimit të zgjedhjes në këtë mënyrë. Kjo pasi Durmishaj ka luajtur më parë me Shpresat e Shqipërisë, por tashmë do të përfaqësojë fqinjët tanë.

Për të lehtësuar dhe zgjidhur të gjitha këto pikëpyetje, ka menduar njeriu që e zbuloi, Gianis Pavlopulos. Në një intervistë për “Fosonline”, Pavlopulos është shprehur për gjithçka, duke thënë saktësisht: “Durmishaj ka zemrën dhe mendjen e një greku”.

“Durmishaj është i apasionuar pas futbollit dhe jep 110% nga vetja e tij. E përjeton gjithmonë me emocione të mëdha ndeshjen. Unë jam krenar për të, sepse ka pasur një karrierë të vështirë. Jemi duke folur për një familje të varfër, me shumë probleme. Pjesa e të luftuarit, e ka bërë atë edhe më të veçantë. Gëzohem kur dëgjoj se ai do të veshë fanellën e Greqisë. Është më i miri në moshën e tij.

Sigurisht që ai është grek, pasi u rrit këtu. Po, e do vendin e prindërve të tij(Shqipërinë), por gjithashtu do edhe Greqinë. Unë e di që ai ka mendjen dhe zemrën e grekut dhe prandaj do të veshë këtë fanellë e jo të Shqipërisë”, u shpreh Pavlopulos. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top