You are here
Home > Kombëtarja > Përse hoqi dorë nga “Champions League”? Etrit Berisha e thotë hapur: Më mungonte garancia!

Përse hoqi dorë nga “Champions League”? Etrit Berisha e thotë hapur: Më mungonte garancia!

Etrit Berisha hoqi dorë nga ëndrra dhe dëshira për të qënë pjesë e “Champions League” me Atalantën, duke iu bashkuar SPAL-it. Prezantimi me fanellën e re ka ardhur në ditën e djeshme, ndërsa portieri i Kombëtares pritet të jetë si portieri i parë në Seria A për sezonin e ardhshëm.

Gardian kuqezi ka folur hapur edhe në lidhje me largimin nga Atalanta, duke u shpjeguar se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së garancisë për aktivizim. “Atalanta ishte vërtet e rëndësishme për mua, por mua më duhej garancia për të ardhmen. E gjitha kjo më bëri që të merrja vendimin. Tashmë kam marrë një vendim të rëndësishëm duke iu bashkuar SPAL-it”, ka thënë Berisha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top