You are here
Home > Futboll Bota > Përse gjithmonë atij? Zëvendësuesi i Strakoshës i pafat, e pëson gjithmonë një supergol (VIDEO)

Përse gjithmonë atij? Zëvendësuesi i Strakoshës i pafat, e pëson gjithmonë një supergol (VIDEO)

Në takimin e fundit kur Proto do të gjendej në fushën e lojës me Lacion, në atë takim ndaj Anorthios, nga goja e tij do të dilnin këto fjalë: “Nuk është e mundur”.

Strakosha i ka lënë pak hapësirë në fushën e lojës, e gardiani me eksperiencë nuk arrin dot t’i shfrytëzojë e shpeshherë të mos i besoj syve. Ndoshta jo për faj të tij, por sa herë aktivizohet në “Europa League”, kundërshtarët e kanë menduar një kryevepër. Në takimin e fundit do të ishte Faupala që me një rrofeshatë, do e shtangte portierin e Lacios.

Këtë herë ndodh edhe me Frankfurtin. Gjermanët do të fitonin me rezultatin 1-2, ndërsa goli i pari i tyre që do të sillte barazimin e përkohshëm, ishte një tjetër perlë që nuk ka nevojë për më shumë koment. Gaviconovic godet me saktësinë më të madhe nga jashtë zone, ndërsa Proto thjeshtë duhet të ndjek topin sesi shkon në cepin e rrjetës. Përse gjithmonë kështu? Portieri ka të drejtën të shfryhet, ndaj fatit më tepër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top