
Trajneri i Liverpulit, Klop, ka patur një “përplasje” me Xherdan Shaqirin për aksionin e humbur nga ky i fundit kundër skuadrës së Chelsit, në eleminimin e “The Reds-ave” në Kupë me rezultatin 1-2. Trajneri gjerman i të kuqëve e ka kritikuar lojtarin që luan me Zvicrën dhe kjo gjë ra shumë në sy jo vetëm nga mediat shqiptare, por dhe nga ato ndërkombëtare.
Pas kësaj sitate të pakëndshme e ndodhur në përfundimin e ndeshjes, legjenda e Liverpulit, Jan Moldy, është shprehur për mediat se Shaqiri është një lojtar shumë I domosdoshëm për ekipin e Liverpulit.
“Xherdan Shaqiri e ka nisur karrierën me Liverpoolin në formë të mirë, por ai është futbollist i shkëlqyer kështu që nuk duhet të jetë surpriz. Ai ka këmbë të shpejta dhe imagjinatë të shkëlqyer dhe bën gjëra që nganjëherë disa të tjerë nuk i bëjnë.
Është opsion tjetër për Klopp, i ndryshëm me të tjerët – dhe do t’i ndihmojë skuadrës me kualitetet e tij.Nganjëherë ekipet (Bayern Munich, Inter e Stoke City) nuk ka mundur të nxjerrin më të mirën nga ai, por mendoj se Jurgen do ta bëjë, pa asnjë dyshim. Stoke nuk e ka parë ende më të mirën e Shaqirit sepse ata refuzonin të ndërtonin skuadrën rreth një lojtari kaq të talentuar”, shtoi mes tjerash Molby.
Jan Moldyn ka qënë pjesë e Liverpulit nga viti 1984 deri në 1996, I cili ka luajtur 2018 më të kuqtë në “Premier Ligë” duke shënuar 44 gola. /Shqipëria.ch/