
Sa e sa histori “tradhëtie” (në kuptimin futbollistik), që ka hasur Shqipëria në kohët e fundit. Rastet janë aq të shumta, sa do të ma duheshin ditë për t’u numëruar.
Megjithatë në të gjitha këto rastet ka një të përbashkët të madhe, fundi i gjithë eksperiencës së tyre. Pavarësishttë gjithë sakrificave, deri në mohimin e kombit, për të gjithë lojtarët që e kanë refuzuar në mënyrë të hapur Shqipërinë, ka pasur një tatëpjetë në karrierën e tyre.
Nga Sotir Ninis, e deri te Elin Dimoutsos. Sa e vështirë për të dalluar edhe emrat e tyre, aq shumë të transformuar. Ky i fundit quhet Elin Dhimuco, por të dëshira për të ndryshuar origjinën e tij ishte aq e madhe, sa nuk mund të përfytyrohet.
I lindur në Lushnje, Dhimuco do të emigronte i vogël në Greqi, duke lënë pas krahëve të gjithë pjesën tjetër. I formuar te një ekip si Panathinaikosi, Dhimuco ose Dimoutsos sic ai preferon ta quajnë, konsiderohej si një futbollist me të ardhme të madhe.
FSHF i dërgoi menjëherë ftesë, ndërs vetë futbollisti refuzoi duke u shprehur se ishte duke pritur Greqinë. Vetëm 9 minuta do të aktivizohej Dhimuco në ekipin e parë të Greqisë, në një miqësore të luajtur kundër Greqisë dhe që në atë moment, asgjë më shumë.
Shenjë pendese do të shfaqte ky lojtar në të ardhmen, por disa vendime që bëhen nuk mund të fshihen. Elini Dimoutsos, e kuptoi se cfarë do të thotë të zënë hakat e një atdheu të mohuar, për vetëm 9 minuta të ftohta në vendin nordik. /Shqipëria.ch/.