You are here
Home > Kombëtarja > Përpara syve të Alban Bushit, Taulant Seferi gjen sërish rrjetën në Zvicër

Përpara syve të Alban Bushit, Taulant Seferi gjen sërish rrjetën në Zvicër

“Shqiperia.ch” ka publikuar ekskluziven se trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka shkuar në stadium për të parë më nga afër takimin mes Shcafhausen dhe Winterthurit. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte për të ndjekur më nga afër mbrojtësin e Winterthurit, Valon Hamdiun.

Megjithatë do të kishte vetëm pak minutë në fushë për mbrojtësin shqiptar, që mund t’i bashkohet U-21 tonë. Gjurmë në këtë takim la sulmuesi Taulant Seferi. Falë tij do të vinte goli i qetësisë, në atë takim që u mbyll me rezultatin 1-3. Seferi është i huazuar nga Young Boys, ndërsa në fundin e sezonit pritet t’i bashkohet kampionëve të Zvicrës. Sigurisht që vlerësimi i Bushit për Seferin ka qënë i madh, aqsa në një ndeshe i ka besuar edhe shiritin e kapitenit. Tashmë pritet që ky lojtar t’i bashkohet Kombëtares A. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top