You are here
Home > Kombëtarja > Përmbysje e madhe/ Kumbulla arrin në Serinë A, tani i bashkohet Shqipërisë së Bushit

Përmbysje e madhe/ Kumbulla arrin në Serinë A, tani i bashkohet Shqipërisë së Bushit

Verona është rikthyer në Serinë A, pasi ka fituar në fazën “Play Off” përballë Citadellës me rezultatin 3-0. Një përmbysje e madhe e kësaj skuadre, duke marrë parasysh humbjen në përballjen e parë në shifrat 0-2, që ia bënin të pamundur në dukje arritjen Veronës.

Megjithatë kundërshtari do të mendonte për t’ia lehtësuar punën, pasi u ndëshkua dy herë me karton të kuq. Te Verona që vitin e ardhshëm do të luajë në Serinë A, luan edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar u njoftua nga ana e FSHF-së se do t’i bashkohet Shqipërisë së Bushit në ditën e sotme, pas angazhimeve në Itali me fazën e “Play Offit”. Megjithëse nuk ishte i pranishëm në atë takim, Kumbulla është ende i ri në moshë dhe premton shumë me kualitetet e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top