
Hendbollisti maqedonas, Stoilovi, mori gjithë vëmendjen e mediave së fundmi, pas një skandali që bëri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Maqedoni, nga Agjencioni për Rini dhe Sport. Sapo filloi të flitej në gjuhën shqipe, Stilovi doli i nervozuar dhe braktisi ceremoninë në fjalë, pasi ka një nacionalizëm të sëmurë.
Kundërpërgjigja nga shqiptarët do të ishte e menjëhershme, teksa komentatori Mustafa Ademi, nuk i përmendte emrin gjatë ndeshjeve të tij pas skandalit që bëri, por duke e kaluar thjeshtë me numrin e fanellës. Së fundmi, Stoilovi ka festuar si i çmendur në ndeshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në Futsall.
Kjo ndeshje vlente vetëm për statistikë dhe vendin e parë, pasi të dyja ekipet ishin të kualifikuara për më tej. Megjithatë në fund do të fitonte Maqedonia me rezultatin 3-2. Kjo do të mjaftonte që Stoilovi të ngrihej nga ulësja e tij dhe të festonte si të ishte fituar Botërori, por përgjigja brilante do të vinte nga nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Neziri.
“Tregojini Stoilovit që të gëzohet dhe të mësojë se si duhet sporti dhe Maqedonia. Tre golat kundër Shqipërisë, i shënuar po prapë shqiptarët nga Maqedonia”, ka thënë Zekiri. Qesharake për rastin në fjalë, pasi tre golat e Maqedonia kanë ardhur nga dopieta e Ziberit dhe realizimi i Ismailit. Sepse në rastin konkret, Stoilovi e sheh veten të braktisur dhe vetëm në një tokë ku flitet vetëm një gjuhë, ajo shqipe. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/