You are here
Home > Futboll Bota > Perla e Valdet Ramës, e kujton vetë “La Liga”: Çfarë skandali bëri, nuk po flasim për legjendën (VIDEO)

Perla e Valdet Ramës, e kujton vetë “La Liga”: Çfarë skandali bëri, nuk po flasim për legjendën (VIDEO)

Valdet Rama, ende nuk kuptohet se çfarë shkoi keq me këtë lojtar. Ndoshta diçka më mirë mund të bënte me egoizmin e tij të tepruar, por me driblimet dhe aftësitë e tij në fushë, ky lojtar u konsiderua edhe si Kristiano Ronaldo i Shqipërisë.

E ekzagjeruar? Ndoshta jo edhe aq. Kjo pasi ashtu si edhe ylli portugez, Rama mund ta nxirrte një gol nga hiçi. Me Shqipërinë e bëri një gjë të tillë, në atë takim ndaj Norvegjisë në vendin tonë, por edhe me skuadrën kur aktivizohej asokohe, Valadolidin, ia doli të shënonte i vetëm.

“La Liga” i është rikthyer golit të shqiptarit në takimin ndaj Atletiko Bilbaos, teksa Valdet Rama do të merrte përpara gjithë kundërshtarët nga mesfusha, për ta dërguar topin në rrjetë. “Nuk përbëri lajm, por ky gol i Valdet Ramës(jo Valderrama), ishte një skandal i vërtet”, shkruhet nëpërmjet llogarisë në “Twitter”, duke i kujtuar tifozëve që të mos e ngatërrojnë shqiptar me legjendën kolumbiane, Valderrama. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top