Ka ende shumë kohë për të mbërritur deri në këtë pikë, pasi flasim për marsin e vitit 2020, e megjithatë përgatitjet për fazat e mëvonshme të “Ligës së Kombeve” nisin që tani. Sidomos për përfaqësueset modeste, të cilat kërkojnë të shfrytëzojnë këtë turne të ri për të shkuar në Europian.
Maqedonia do të përballet ndaj Kosovës, në një takim që si temë diskutimi pas pak kohësh do të ketë stadiumin që do të zhvillohet. Nëse bëhet në Shkup, atëherë Maqedonia duhet të largohet vetë nga fusha si e eliminuar, sepse shqiptarët do e tejmbushnin dhe pushtonin atë.
Në kushte të tilla, Federata fqinje mund të ndjek të njëjtën procedurë si me Shqipërinë, për ta dërguar ndeshjen në Strumicë. Në atë impiant që është aq luksoz, aqsa stadiumi ruhet nga një qen. Qesharake është mënyra sesi Maqedonia luan në fusha të tilla dhe enigmatike shihet mënyra sesi bindet UEFA, që të lejojë ndeshje të tilla në një stadium si ai i Strumicës. Por nuk duhet të habitemi nëse pas pak ditësh, do të zyrtarizohet ky impiant për ndeshjen në fjalë, në Shkup kurrsesi nuk do të lihet që të zhvillohet. /Shqiperia.ch/