You are here
Home > Futboll Bota > Përjeton emocionet e mohuara nga De Biazi, Gjimshiti pritet si hero nga tifozët e Atalantës

Përjeton emocionet e mohuara nga De Biazi, Gjimshiti pritet si hero nga tifozët e Atalantës

Në Europianin e Francës, atëherë kur Shqipëria do të bënte arritjen historike, Berat Gjimshiti nuk u zgjodh nga ana e De Biazit për t’u grumbulluar në atë turne. Një mungesë e papritur ishte ajo e mbrojtsit shqiptar, që e kishte dhënë kontributin e tij edhe gjatë kualifikueseve.

Kështu lojtari kuqezi nuk mund të ishte pjesë edhe e disa pritjeve fantastike dhe emocioneve të mëdha, që tifozët shqiptarë u dhanë lojtarëve të Kombëtares tonë. Por këtë ndjenjë të bukur, Gjimshiti e ka përjetuar së fundmi.

Pas fitores ndaj Lacios me rezultatin 1-3, një numër i jashtëzakonshëm i tifozëve të Atalantës kanë dalë në shesh për të pritur si heronjë lojtarët e tyre në këtë triumf. Gjimshiti ishte një prej protagonistëve kryesor  në realizimin e golit të tretë, por edhe në ndaljen e kundërshtarëve. Gjithashtu edhe Etrit Berisha është pjesë e Atalantas, megjithëse po kalon një periudhë aspak pozitive në stol. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top