
Një nga legjionarët që këtë vit po zhvillon një sezon të mirë, është edhe Azdren Llullaku. Mesfushori kuqezi aktualisht është pjesë e skuadrës së Astrës në kampionatin rumun, ku ka arritur të shënojë 4 gola dhe ka luajtur plot 14 sfida. Duket se Llullaku po kalon një formë të mirë tek skuadra rumune e Astrës, ku këta të fundit po luftojnë për një vend në kupat e Europës.
Tashmë jemi në prag merkatos dhe për 30-vjeçarin ka sinjale të forta për t’u transferuar në Turqi, pasi e kërkon ekipi i Altait. Kjo skuadër, aktualisht militon në kategorinë e dytë në kampionatin e Turqisë. Mediat rumune pranë klubit të Astrës, bëjnë me dije se Altai kërkon me ngulm shërbimet e mesfushorit shqiptar dhe palët mund të jenë pranë akordit, me futbollistin shqiptar që e ka humbur Kombëtaren.
Ndonëse Llullaku po rigjen formën e tij më të mirë tek Astra, edhe pse është 30-vjeç, ky kalim do të ishte një kthim pas për të, për faktin e vetëm se mund të luajë në kategorinë e dytë të kampionatit turk, atje ku niveli është më i ulët. Tashmë çdo gjë mbetet për t’u parë se se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Azdreni, por nëse një gjë e tillë do të merrte formën zyrtare, atëherë Llullaku do i duhej ta harronte ftesën e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/