
Si një “thesar” mund të konsiderohet Ergys Kaçe për kuqezinjtë, i vogël në përmasa por me vlera të mëdha.
Sa shumë aludime në orët e fundit për një mungesë të mundshme të Kaçes te Shqipëria, për shkakun e dëmtimit. Futbollisti shqiptar nuk luajti në ndeshjen e djeshme, atje ku Panathinaikosi fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Giannias.
Shkaku ishte i njëjti, një shqetësim dhe sforcim i marrë nga ndeshja e fundit që kishte zhvilluar me ekipin grek. Për të mos rrezikuar më, trajneri Donis ka vendosur që Kaçe të mos jetë i grumbulluar në ndeshjen e Kupës, ndërsa shqiptari po stërvitet i diferencuar.
Megjithatë, kaq mjafton për të aluduar një mungesë të Kaçes me Shqipërinë. Një gjë e tillë ka ngjasa të ndodh, vetëm nëse e vendos Panuçi për zgjedhje teknike. /Shqipëria.ch/